Eternitive lindi në 2015 nga pasioni i thellë i një gruaje të re për modën. Marka filloi si një faqe e vogël online që ofronte vetëm veshje për gra.
Në 2019, mori një emër të ri — “Eternitive”, frymëzuar nga fjala eternity, që simbolizon përjetësinë.
Nga fillimet modeste me marka si Adidas, Nike, Tommy Hilfiger, dhe Calvin Klein, Eternitive është rritur në një destinacion me shumë marka që tani përfshin stilistët më prestigjiozë në botë — Hermès, Louis Vuitton, Chanel, Goyard, Gucci, YSL, Balenciaga, e më shumë.
Në shtator 2022, Eternitive hapi showroom-in e saj të parë fizik në Sheshi Wilson, Tiranë, përballë Posta Shqiptare Nr. 8.